Eksperti Geri Selenica duke folur në emisionin “Ballkan” në Abc të gazetares Linda Karadaku, ka folur për ndërtimin e Porto Romanos, i cili do të jetë arteria kryesore që do të lidhet me disa dry-porte (porte të thata) siç është ai i Podgoricës, Nishit, Sarajevës dhe Budapestit.
Selenica theksoi në “Ballkan” se të gjithë mallrat që do të vijnë në rrugë detare do të zbresin në Porto Romano, dhe shpërndarja e tyre më pas do të bëhet me anë të hekurudhës në disa dry-porte, të cilat do të jenë shumë të rëndësishme.
Sipas tij Porto Romano është një pikë strategjike dhe mjaft e rëndësishme për politikën.
Pjesë nga biseda:
Karadaku: Është folur nën zë që mund të ketë një port të thatë dhe në Nish të Serbisë?
Selenica: Nuk është vetëm në Nish të Serbisë. Dry-porti i Prishtinës është shumë i rëndësishëm, ai i Nishit është më i vogël. Por kemi dhe një interes edhe nga Bullgaria, për tu bërë një dry-port edhe në Sofie. Ndërkohë që qeveria malazeze në ka ofruar mundësinë për të bërë një dry-port në Podgoricë, pastaj do të kemi një dry-port në Sarajevë dhe një në Budapest.
/T.H/Abcnews.al/