Selena Gomez, i thotë lamtumirë rrjeteve sociale për t’u detoksikuar

schedule17:58 - 26 Shtator, 2018

schedule 17:58 - 26 Shtator, 2018

 Është ky njoftimi i yllit të popit  në Instagram ku shpjegon dhe arsyet: “Mos harroni, që komentet negative mund të lëndojnë njerëzit”.

Selena Gomez është ylli më i ndjekur në Instagram (ka 143.5 milionë ndjekës) dhe kohët e fundit ka qenë shumë aktive. Përmes llogarisë së dhuroi veshje dhe njoftoi turneun e ardhshëm. Por tani, duke postuar një foto të saj të qeshur, ajo vendosi të bëjë një pushim të ri nga rrjetet sociale. Nuk dihen arsyet e vërteta, por i vetmi që e shpjegon ëhstë një postim i saj ku shkruan: “Mos harroni, komentet negative mund të dëmtojnë njerëzit”.

Këngëtarja 26 vjeçare shkroi në profilin e saj në Instagram: “Unë po marr një pushim nga rrjetet sociale. Sërish. Edhe pse unë jam mirënjohëse për zërin që i japin rrjetet sociale secilit prej nesh, jam po aq mirënjohëse që mund të bëj një hap pas dhe të jetoj jetën reale dhe momente që kam në dispozicion”.

Kjo nuk është hera e parë që Selena Gomez vendos të heqë lidhjen me ndjekësit e saj. Në të kaluarën ajo ka qenë edhe nën trajtim për t’u detoksifikuar nga rrjetet sociale. “Ishte një kohë e errët në jetën time, unë vazhdoja t’i përdorja ato, por nuk bënë asgjë tjetër, përçse dëmtuan vetëbesimin tim” –kishte deklaruar në qershor këngëtarja për “Vogue”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!