Selaniku drejt kaosit, pacientët me Covid do të transportohen në Athinë me tren

schedule19:42 - 19 Nëntor, 2020

schedule 19:42 - 19 Nëntor, 2020

Autoritetet në Selanik janë duke përgatitur një tren, i cili do të transportojë po të jetë e nevojshme pacientët e infektuar me koronavirus në spitalet e Athinës.

Mediat greke raportojnë se treni do të ketë katër vagonë të posaçëm. Ndërkohë, transportimi i pacientëve do të bëhet me kapsula të veçanta dhe barelë, siç parashikohet nga protokollet shëndetësore.

Nga vagonët, me një kapacitet prej 80 pasagjerësh secili, sediljet hiqen për të akomoduar 30-40 pacientë.

Duke pasur parasysh situatën e alarmit në Selanik dhe presionin në rritje ndaj spitaleve, transporti i pacientëve me tren u gjykua si një zgjidhje që do të lejojë më shumë transport masiv, krahasuar me avionët C130. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!