Selanik, shqiptari vret gruan dhe plagos djalin

schedule11:01 - 1 Dhjetor, 2024

schedule 11:01 - 1 Dhjetor, 2024

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Selanik. Një shqiptar ka vrarë gruan dhe ka plagosur djalin e tij.

Krimi ndodhi mëngjesin e së dielës, ku 46-vjeçar shqiptar vrau gruan e tij 60-vjeçare dhe plagosi djalin e tyre, i cili doli për ta mbrojtur, shkruan Protothema.

Ngjarja thuhet se ka ndodhur në shtëpinë e familjes kur çifti nisën të debatonin.

Sherri ka agravuar dhe më pas 46-vjeçari ka marrë një thikë dhe ka vrarë gruan, ndërsa ka goditur edhe djalin e tyre 29-vjeçar, i cili u fut në mes, duke tentuar t’i ndajë.

Autori është arrestuar nga efektivë të stacionit të Thermaikos të cilët kanë shkuar në vendngjarje pas njoftimit./abcnews.al