Prokuroria e posaçme ka sekuestruar kamerat e sigurisë në bashkinë e Kukësit pas publikimit të video skandalit ku shfaqet ish-kreu i bashkisë Safet Gjici teksa kryen mardhënie sekusale me një vajzë. Hetuesit pritet të verifkojnë të gjitha hyrje daljet e vajzës në ambientet e bashkisë para dhe pas datës 6 qershor, ditë në të cilën rezulton se është rregjistruar edhe videon e bërë publike.
Ndërkohë burime nga prokuroria bëjnë me dije se, vajzës që shfaqet në vidion e berë publike i është ndaluar e drejta për të dalë jashtë territorit të shqipërisë. Gjithashtu janë sekustruar edhe disa dosje për të verifikuar nëse vajza që kryen marëdhënie seksueale me Gjicin ka dorëzuar ndonjë projekt pranë bashkisë dhe nëse është miratuar ose jo. Menjëherë pas publikimit të videos, spak ka nisur hetimet kryesisht për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.
Nga ana tjetër, kreu i rikonfirmuar nga zgjedhjet e 14 majit i bashkisë Kukës ka dhënë dorëheqjen duke pranuar se me vazjën që shfaqet në video ai është i lidhur prej disa kohësh. Nga ana tjetër Gjici hodhi akuza për kundërshtarët e tij politikë që sipas tij e kanë futur në kurth pasi nuk e mposhtnin dot në zgjedhjet lokale të 14 majit.