Sekuestrohet në Itali një gomone me 1.5 ton marijuanë që vinte nga Shqipëria

schedule11:28 - 20 Tetor, 2017

schedule 11:28 - 20 Tetor, 2017

Policia italiane ka sekuestruar në Mola një gomone me 1.5 ton marijuanë në bord. vlera e drogës në treg arrin në 15 milion euro ndërkohë që në pranga kanë përfunduar dy shtetas shqiptarë

Një gomone me një ngarkesë prej 1 ton e gjysëm marijuanë është sekuestruar nga Guardia di Finanza pas një ndjekjeje në Mola të Barit. Në pranga përfunduan dy shtetas shqiptar me akuzën e trafikut ndërkombëtar të dtogës. Gomonia u sinjalizua nga rojet kufitare gjatë një patrullimi rutinë. gomonia e sekuestruear ishte 10 metra e gjatë me dy motorë të fuqishëm jashtë bordit.

Marijuana e sekuestruar ishte ndarë në 64 pako të përmasave të ndryshmee cila në treg do të kishte arritur vlerën e 15 milion eurove. Policia italiane bëri të ditur se operacioni dhe hetimi është kryer në bashkëpunim me palën shqiptare dhe degën e Guardia di Finanza në Durrës.

Që nga fillimi i vitit 2017 janë sekuestruar 32 ton marijuanë në det, janë arrestuar 47 skafistë dhe sekuestruar 24 gomone. Ndërsa gjatë gjithë vitit 2016 u sekuestruan 22 ton drogë.