Sekuestrohet marijuanë me vlerë 4 mln euro në Itali, pranga dy shqiptarëve

schedule11:37 - 11 Maj, 2019

schedule 11:37 - 11 Maj, 2019

Policia italiane sekuestroi 400 kg kanabis në një gomone që po u drejtohej brigjeve të Salentos si dhe arrestoi dy trafikantët shqiptarë. Nëse do të  hidhej në treg, lënda narkotike që ishte ndarë në 14 pako të mëdha, llogaritet se do të kapte vlerën e 4 milionë eurove.

Operacioni zgjati disa orë në det dhe pas ndjekjes, u arrit bllokimi i gomones 6 metra e gjatë dhe arrestimi i trrafikantëve. Që nga fillimi i vitit, nga Guardia di Finanza në Puglia, janë sekuestruar rreth 3 ton drogë, 9 gomone, ndërsa janë arrestuar 70 persona. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!