Agjentët e doganës turke kanë sekuestruar të premten, në kufirin me Greqinë një sasi droge prej 1.5 tonë hashash. Sipas agjencisë së lajmeve “Anadolu”, lënda narkotike është zbuluar në një kamion që po kalonte në pikën kufitare të Ipsalasë e që po transportonte sojë.
Droga ishte e ndarë në 152 thasë me nga 10 kilogramë kanabis secili, të fshehur mes thasëve me fara soje. Agjentët kanë vënë në pranga drejtuesin e kamionit, shtetas shqiptar; si dhe dy persona të tjerë që mendohet të kenë lidhje me drogën. Ky është sekuestrimi më i madh i drogës që policia në Turqi bën në një herë të vetme në pikat kufitare./abcnews.al



