Sekuestrohet drogë me vlerë mbi 300 mijë euro, pranga 23 persona mes tyre shqiptarë

schedule19:37 - 3 Qershor, 2020

schedule 19:37 - 3 Qershor, 2020

Policia italiane ka shkatërruar bandën e trafikut të drogës, dhe ka vënë në pranga 23 persona mes të cilëve edhe shqiptarë.

Mediat vendase bëjnë me dije se shkatërrimi i këtij grupi është bërë si rezultat i disa ankesave që u  bënë për një sipërmarrës vendas. Sipërmarrësi është një ndër personat, mbi të cilin është ekzekutuar masa e ndalimit.

Ndër të tjera raportohet se janë sekuestruar 25 kilogramë drogë e paketuar në doza të vogla për t’iu shitur përdoruesve të shumtë, ndërsa vlera e saj nëse dilte në treg llogaritet mbi 300 mijë euro.

Gjatë hetimit, 7 persona janë arrestuar tashmë si të dyshuar kryesorë për trafikimin e drogës, 5 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë dhe 10 kontraktorë janë drejtuar në autoritetin administrativ.

Ndërkohë në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar 15 mijë euro./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!