Në Lushnjë është sekuestruar një arsenal armësh (4 armë gjahu pa leje, 1 armë zjarri pistoletë), gjerdanë arme gjahu me fishekë, municion luftarak dhe radio të ngjashme me ato të Policisë.
Për këtë është arrestuar një 60-vjeçar, ndërsa dy të tjerë janë proceduar penalisht. Policia thekson se i arrestuari lëvizte i armatosur në qytet, kurse dy të tjerët ishin pasagjerë në makinën e tij. Pas kontrolleve të zhvilluara dhe në banesat e tyre, janë gjetur edhe armët.
Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e aktivitetit të tre personave.