Sekuestrohen pasuritë e biznesmenit Bardhok Planaj

schedule14:34 - 2 Shkurt, 2019

schedule 14:34 - 2 Shkurt, 2019

Biznesmenit Bardhok Planaj i cili ndodhet në “arrest shtepie” pasi akuzohet për disa vepra penale, Prokuroria i ka sekuestruar edhe disa prona të tjera. Gjykata e Shkodrës ka vendosur masën e sekuestros preventive për  6 apartamente, 5 bodrume, një sipërfaqe të konsiderueshme toke dhe  3 automjete në pronësit të tij. Dyshohet se të gjitha pasurite e patundshme janë përfituar nga aktivitete kriminale kryesisht në trafik droge.

Bardhok Planaj është arrestuar në Dhjetor të 2018, ndërsa Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën e sigurisë “arrest shtëpie” për shkak të disa  komplikacioneve shëndetësore. Planaj ka qëndruar rreth 3 javë në reanimacionin e Spitalit të Shkodrës./abcnews.al

 

 

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!