Sekuestrohen mbi 20 mijë euro në Morinë, procedohen dy shqiptarë të Kosovës

schedule13:32 - 14 Prill, 2025

schedule 13:32 - 14 Prill, 2025

KUKËS- Dy shqiptarë të Kosovës janë proceduar penalisht pasi tentuan të hynin në Shqipëri, me 20 200 euro të padeklaruara.

Nga kontrolli fizik, i 43-vjeçarit i janë gjetur 13 000 euro dhe 31-vjeçari 7200 euro te cilat nuk i kishin deklaruar, konform ligjit në fuqi.

Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për dy shqiptarët, si dhe u sekuestrua shuma e parave./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!