Sekuestrohen dy llogari me kriptomonedha, me vlerë 135 000 euro, shpallet në kërkim shqiptari nga Kosova

schedule11:35 - 15 Korrik, 2023

schedule 11:35 - 15 Korrik, 2023

Janë sekuestruar 60 665 euro të përfituara si dhe dy llogari me kriptomonedha, me vlerë 135 000 euro. Si pasojë, është shpallur në kërkim administratori nga Kosova i një subjekti që shërbente për këmbimin e parave duke i hedhur në portofole virtuale dhe anasjelltas. Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë një 22-vjeçar, i cili ishte punonjës i kërij subjekti me kriptomonedha.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet pas një hetimi me metoda proaktive operacioni policor i koduar “Crypto”.

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Seksionin për Ndërhyrjet Kibernetike, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Shpallet në kërkim administratori i një subjekti që shërbente për këmbimin e parave duke i hedhur në portofole virtuale dhe anasjelltas.

Peocedohet në gjendje të lirë një punëtor i këtij subjekti.

Sekuestrohen 60 665 euro të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme si dhe dy llogari me kriptomonedha, me vlerë 135 000 euro.

Specialistët e Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Seksionin për Ndërhyrjet Kibernetike nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, pas një pune të mirëfilltë hetimore të ndjekur me metoda proaktive, kanë organizuar operacionin policor të koduar “Crypto”, në kuadër të cilit u shpall në kërkim shtetasi, 48 vjeç, banues në Kosovë.

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi 22 vjeç, banues në Tiranë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!