Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sekuestrohen dokumentet, Prokuroria: Kemi marrë prova për godinat e prishura

schedule13:14 - 3 Dhjetor, 2019

schedule 13:14 - 3 Dhjetor, 2019

Prokuroria e Durrësit vijon hetimet për pasojat që la tërmeti tragjik i 26 nëntorit. Grupet e prokurorëve kanë zbritur që prej datës 29 nëntor në terren për të marrë mostra në godinat e prishura, ndërsa ditën e sotme ata mësynë në bashkinë e Durrësit.

Në zyrën e Urbanistikës prokurorët kanë kërkuar informacion. Po ashtu kanë bërë edhe sekuestrimin e dokumentacionit përkatës për këto objekte në zyrat që i administrojnë ato.

“Lidhur me rastin në fjalë grupi i hetimit të çështjes po kryen veprimet hetimore përkatëse siç parashikon K.Pr.Penale dhe një ndër to është dhe kqyrja në vend ku janë konstatuar prishje dhe dëmtime të objekteve. Sipas parashikimeve ligjore kqyrjet janë shoqëruar dhe me fotografi dhe marrjen e provave të domosdoshme në vendngjarje për verifikimet e duhura që do të bëhen më pas.

Duke parë rrezikshmërinë që paraqesin objektet e dëmtuara dhe shpejtësinë që duhet për evitimin e pasojave të tjera nuk mund të bëhet sekuestrimi i këtyre objekteve, por është çmuar që pas kryerjes së veprimeve proceduriale në vendngjarje, ata (grupi hetimor),  të jenë të lirë për të vendosur për vijimësinë e objektit nga instancat përkatëse sipas çdo rasti. Njëkohësisht vazhdojnë dhe sekuestrimi i dokumentacionit përkatës për këto objekte në zyrat që i administrojnë ato”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!