Sekuestrohen disa ton kokainë në Atlantik, policia spanjolle: Pas rrjetit fshihet celula e mafies shqiptare

schedule10:25 - 10 Dhjetor, 2022

schedule 10:25 - 10 Dhjetor, 2022

Foto ilustruese

Një operacion i kryer në Atlantik ka çmontuar një rrjet ndërkombëtar për trafikimin e lëndëve narkotike.

Policia spanjolle bën me dije se pas këtij rrjeti fshihet një celulë e mafies shqiptare me qendër Galician dhe Amerikën e Jugut.

Mësohet se autoritetet kanë ndaluar një anije, brenda së cilës u sekuestruan disa ton kokainë. Për pasojë janë arrestuar disa persona, numri i të cilëve dhe origjina nuk janë bërë ende publike./Abcnews.al/