Sekuestrohen 53 kg kanabis e dy armë në Vlorë: 2 të arrestuar e 1 në kërkim, procedohet kryeplaku

schedule13:11 - 12 Korrik, 2020

schedule 13:11 - 12 Korrik, 2020

Dy persona janë vënë në pranga dhe një tjetër është shpallur në kërkim me finalizimin e operacionit të koduar  “Tragjasi”. Gjatë këtij operacioni u sekuestruan 53 kg lëndë narkotike kanabis, një armë zjarri kallashnikov, tre armë gjahu dhe armë të ftohta.

Në pranga u vunë, P. S. 37 vjeç, banues në fshatin Drashovicë dhe G. B. 25 vjeç, banues në Tiranë. Në hetim në gjendje të lirë janë kryeplaku i fshatit Tragjas M. R. 43 vjeç dhe  A. R. 37 vjeç, banues në fshatin Tragjas, me detyrë elektricist i zonës.

Në kërkim u shpall T. T. 53 vjeç, banues në Tiranë. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin këta persona kanë kultivuar kanabis në banesën e 25-vjeçarit në fshatin Tragjas, që shkoi nga Tirana për ta kultivuar.

Po ashtu në banesën e të riut u gjet sasia prej 53 kg kanabis. Ndërkohë që në banesën e 53-vjeçarit të shpallur në kërkim, u gjetën disa fidanë të kultivuar brenda banesës dhe armët me municionet.

Njoftimi i plotë:

Finalizohet operacioni i koduar “Tragjasi”.

Evidentohet dhe goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Sekuestrohen një armë zjarri kallashnikov, tri armë gjahu dhe armë të ftohta.

Gjithashtu sekuestrohen gjatë operacionit edhe 53 kg lëndë narkotike kanabis.

Vihen në pranga 2 shtetas dhe 1 shpallet në kërkim.

Procedohen penalisht në gjendje të lirë kryeplaku i fshatit Tragjas si dhe elektriçisti i zonës.

Në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, shërbimet policore të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, kanë finalizuar me sukses operacionin “Tragjasi”, si rezultat i të cilit janë arrestuar dhe proceduar penalisht autorët e përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme, konkretisht:

Janë arrestuar shtetasit P. S., 37 vjeç, banues në fshatin Drashovicë dhe G. B., 25 vjeç, banues në Tiranë.

Janë proceduar penalisht shtetasit M. R., 43 vjeç, banues në fshatin Tragjas, me detyrë kryeplak i fshatit Tragjas dhe shtetasi A. R., 37 vjeç, banues në fshatin Tragjas, me detyrë elektricist i zonës në fshatin Tragjas.

Si dhe u shpall në kërkim shtetasi T. T., 53 vjeç, banues në Tiranë.

Nga kontrolli dhe hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kultivuar fidanë të dyshuar canabis sativa në territorin e banesës së shtetasit G. B., në fshatin Tragjas.

Po ashtu, në banesën e shtetasit G. B është gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 53 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit T. T. u gjetën disa fidanë narkotikë të kultivuar në një ambient të banesës, 1 armë zjarri automatike, 3 armë gjahu teke, 2 thika dhe 1 shpatë.

Materialet i kaluan Prokurorisë Vlorë, për veprime të mëtejshme. /abcnews.al/