500 mijë euro janë sekuestruar në pikën kufitare Tabanoc në Doganën e Maqedonisë së Veriut. Ato u gjetën të fshehura në një minibus që udhëtonte drejt Tiranës.
Ndaj drejtuesit të minibusit ka nisur menjëherë ndjekja penale për transport të paligjshëm të parave dhe pastrim parash.
Paratë dhe automjeti janë sekuestruar si provë materiale. Minibusi po transportonte shtatë pasagjerë në momentin që u ndalua.
Gjatë kontrollit të tij, u gjet një hapësirë e posaçme ku ndodheshin paratë, të ndara në 14 qese.
Drejtori i Doganës së Maqedonisë së Veriut e ka quajtur këtë sekuestrim më të madhin të parave cash në historinë e doganave të shtetit maqedonas.
Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbuluar origjinën e kësaj shume të madhe parash dhe personat e tjerë të përfshirë.


