Policia e Tepelenës ka sekuestruar 46 kilogramë kanabis në fshatin Nivicë, ndërsa në pranga ka rënë poseduesi i lëndës narkotike. Operacioni i koduar “Kanionet” sekuestroi lëndën narkotike, ndërsa arrestoi 42-vjeçarin me iniciale A.Z. nga Vlora.
lënda narkotike u gjet në banesën e tij në fshatin Nivicë, ndërsa në oborri u gjetën disa kubikë ku ishin kultivuar fara kanabisi.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike” dhe “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”. /abcnews.al

