Sekuestrohen 35 fidanë kanabis në Vlorë, arrestohen babë e bir

schedule10:11 - 31 Maj, 2024

schedule 10:11 - 31 Maj, 2024

Babë e bir janë arrestuar këtë të premte në Vlorë, pasi dyshohen se kultivonin lëndë narkotike.

Në kuadër të operacionit “Territor i pastër”, u sekuestrohen 135 fidanë kanabis sativa. Bimët kultivoheshin në vendin e quajtur “Përroi i njomë” në fshatin Rromës.

Si rezultat i një hetimi me metoda proaktive dhe i kontrolleve në të gjithë territorin e qarkut, të kryera në kuadër të megaoperacionit kombëtar anticannabis të koduar “Territor i pastër”, Sektori i Narkotikëve i DVP Vlorë ka goditur një rast të kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Rromës, në vendin e quajtur “Përroi i njomë”, ku u gjetën të mbjellë 135 fidanë dhe bimë narkotike cannabis sativa.

Në vijim të veprimeve hetimore, u ndaluan 2 autorët e dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale, shtetasit 58 vjeç dhe 26 vjeç (babë e bir), banues në Vlorë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.”, thuhet në njoftimin e policisë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!