Sekuestrohen 328 kg drogë në Karaburun

schedule17:42 - 20 Mars, 2019

schedule 17:42 - 20 Mars, 2019

Rreth 328 kilogramë drogë është sekuestruar në Karaburun dhe 10 persona kanë përfunduar në pranga. Operacioni është kryer nga Policia Kufitare e Vlorës, Delta Forcë dhe Drejtoria e Policisë së qarkut Vlorë. Grupi kriminal dyshohet se trafikonte drogë drejt Italisë.

Nje grup qe trafikonte droge drejt Italisë është goditur nga policia e Vlorës. Në një operacion që zgjati tre ditë kanë përfunduar në pranga 10 persona, dy prej tyre janë ndaluar në flagrancë.

Ndërsa është sekuestruar 328 kilogramë kanabis dhe dy gomone. Organizatorët e këtij grupi kriminal, dy mjetet që i përdornin për transport i kishin fshehur në gjirin e Shën Janit dhe në Dukat të Vlorës.

Më pas është bërë krehja e një zone të gjerë në Karaburun, ku në gjirin e Petrunës u  gjetën rreth 328 kg droge dhe u kapen në flagrancë Olsi Ylli dhe Elton Muço, të cilët po ruanin lëndën narkotike. Në këtë operacion u përfshinë rreth 80 forca policore, Prokurorë të Prokurorisë për Krimet e Rënda, mjete lundrimi të Delta Forcës, Policisë Kufitare si dhe policia e Vlorës.

“Ky operacion u zhvillua në kuadër të procedimit penal nr.156 të vitit 2018, të drejtuar nga Prokurorët e Prokurorisë për Krime të Rënda, Anton Martini dhe Manjola Kajana, procedim i rregjistruar për veprën penale të “Trafikimi i lëndëve narkotike”, ku në funksion të këtij procedimi më datë 29.08.2018 në bashkëpunim me autoritetet italiane, janë sekuestruar në brigjet e Italisë 700 kg kanabis, 1 gomone e cila shërbeu për trafikimin e lëndës si dhe janë arrestuar shtetasit A.R dhe D.K”.
/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!