Katër persona janë arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit të koduar “Drug party”.
Ergis Noka, Drin Vjerdha, Kristofor Pandelejmoni dhe Mario Çerra u lokalizuan në rrugën “Pjetër Bogdani” dhe gjatë kontrollit fizik të tyre, iu gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 300 tableta të dyshuara narkotike e llojit ekstazi (MDMA).
Gjithashtu gjatë kontrollit të dyqanit të njërit prej tyre në rrugën “Pjetër Bogdani”, u gjetën disa pajisje elektrike të cilat dyshohet se përdoren për kultivimin të lëndës narkotike kanabis./abcnews.al


