Sekuestrohen 28 mijë euro në pikën kufitare të Muriqanit, procedohet 50-vjeçari kosovar që nuk i deklaroi

schedule11:05 - 31 Korrik, 2023

schedule 11:05 - 31 Korrik, 2023

Policia Kufitare në Muriqan ka goditur një rast të mosdeklarimit të parave në kufi.

Një automjet në të cilin udhëtonin babë e bir është kontrolluar nga policia ku është gjetur dhe sekuestruar 28 400 euro që i posedonte 50-vjeçari.

Ndaj shtetasit kosovar, nisi procedim në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosdeklarim në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Njoftimi i policisë:

Muriqan/Policia Kufitare, kontrolle të shtuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Goditet një rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi.

Sekuestrohen 28 400 euro, procedohet penalisht 50-vjeçari që nuk i deklaroi në hyrje të Republikës së Shqipërisë.

Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Muriqan, në vijim të kontrolleve të shtuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, bazuar në analizën e riskut, në hyrje të RSh-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të detajuar, automjetin me të cilin udhëtonin shtetasit kosovar (babë e bir).

Gjatë kontrollit në automjet dhe në çantën e dorës të shtetasit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 28 400 euro që i posedonte shtetasi, por nuk i kishte deklaruar në kufi, sipas përcaktimeve ligjore.

Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin kosovar  50 vjeç, banues në Gjermani, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme./abcnews.al