Sekuestrohen 120 shezlongë në Porto Palermo, procedohen dy persona

schedule11:16 - 24 Korrik, 2022

schedule 11:16 - 24 Korrik, 2022

Policia e Himarës ka sekuestruar 120 çadra dhe shezlongë në zonën e Porto Palermos, në kuadër të kontrolleve të vijës bregdetare për lirimin e hapësirave.

Sipas uniformave blu janë proceduar penalisht  I. S., 32 vjeç, banues në Tiranë; A. L., 47 vjeç, banues në Himarë.

Njoftimi i policisë:

Policia e Himarës, kontrolle në vijën bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike, për pushuesit.

Lirohet hapësira në vijën bregdetare, në vendin e quajtur “Porto Palermo”, në Himarë.

Procedohet penalisht administratorët e 2 subjekteve të paregjistruar në organet tatimore, të cilët zunë hapësirën publike në plazh, duke vendosur pa lejen përkatëse, çadra dhe shezlogë.

Sekuestrohen 120 çadra dhe shezlongë.

Në kuadër të planit operacional për kontrollin e vijës bregdetare dhe lirimin e hapësirave bregdetare të zaptuara në mënyrë të kundërligjshme, nga subjekte të ndryshme që vendosin çadra dhe shezlongë, nga Komisariati i Policisë Himarë në bashkëpunim me specialistët e seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiar në DVP Vlorë, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për veprat penale “Pushtimi i tokës” dhe “Fshehja e të ardhurave”, për shtetasit:

– I. S., 32 vjeç, banues në Tiranë;
– A. L., 47 vjeç, banues në Himarë.

Shërbimet e Policisë Himarë, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake Himarë, kanë liruar hapësirën publike, duke hequr 120 çadrat dhe shezlongët që ishin vendosur pa lejen përkatëse, në vendin e quajtur “Porto Palermo”.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al