Gjykata për Krimet e Rënda ka vendosur nën sekuestro disa pasuri me vlerë 10 milionë euro në Tiranë, pas dyshimeve se mund të jenë krijuar nga fitime të trafikut të narkotikëve. Pronat në fjalë i përkasin shtetasit Luan Spahiu. Ai rezulton të jetë dënuar në vitin 2011 nga drejtësia gjermane për përfshirje në trafikun e drogës nga vendet e Amerikës Latine në Gjermani. Sipas prokurorisë, në sekuestro janë vendosur 32 apartamente, tre njësi tregtare, një vilë, disa garazhe, dy sipërfaqe trualli rreth 23 mijë metër katrorë, të gjitha në kryeqytet si edhe disa automjete luksoze. Kërkesa për sekuestro është pranuar edhe për një shoqëri ndërtimi në pronësi të tij. Bëhet e ditur se vendimi i gjykatës është shpallur disa ditë më parë, por është ekzekutuar së fundmi nga Policia e Shtetit. /abcnews.al
Sekuestrohen 10 milionë euro pasuri, dyshohet nga trafiku i drogës
schedule22:14 - 20 Mars, 2018
schedule 22:14 - 20 Mars, 2018