Sekuestrohen 1 milion euro pasuri të paluajtshme

schedule16:43 - 2 Tetor, 2018

schedule 16:43 - 2 Tetor, 2018

Një 50-vjeçari, që po vuan dënimin në Itali për trafik droge, i janë sekuestruar 1 milion euro pasuri të paluajtshme. Pronat e Vangjel Ziaj, me banim në Fier, dyshohet se janë përfituar nga veprimtari kriminale.

Pasuritë e sekuestruara janë një kompleks shërbimesh i quajtur “Pelikani”, që ndodhet në lagjen “Sheq i Madh”, një apartament me sipërfaqe 70 metra katrorë, në lagjen “Kryengritja e Fierit” dhe një automjet i markës “Benz”.

Hetimet për këtë rast janë kryer nga krimi Ekonomik e Financiar në Policinë e Fierit, në bashkëpunim me prokurorinë e këtij qyteti.

Ky shtetas është dënuar nga autoritetet italiane me 32 vjet e 6 muaj burg për trafik droge dhe është duke vuajtur dënimin në Itali./abcnews.al