Sekuestro preventive banesës me vlerë 200 mijë euro në Pogradec, zbardhet skema e mashtrimit, borxhi dhe kontrata false

schedule15:26 - 26 Nëntor, 2022

schedule 15:26 - 26 Nëntor, 2022

Abc ka zbuluar detaje të reja në lidhje me sekuestron preventive të banesës me vlerë 200 mijë euro në Pogradec.


Pasuria dyshohet se rrjedh nga veprimtaria kriminale e falsifikimit të dokumenteve, e kryer nga 2 shtetas, Armand Lice dhe Bledar Alianj.

Mësohet se hetimet e policisë në lidhje me rastin kanë nisur  në vitin 2018.

Lexo edhe: Dyshohet se u përfitua përmes falsifikimit të dokumenteve, sekuestrohet banesa me vlerë 200 mijë euro në Pogradec

Të dy shtetasit nën hetim i kane dhënë para me fajde një qytetari nga Pogradeci.

Kur ky i fundit ishte në pamundësi për te shlyer shumen e marre me fajde, dy personat e vene nen hetim ne bashkëpunim me njeri -tjetrin kane falsifikuar një kontrate, e cila kalonte pronësisë e shtëpisë se borxhliut ne emër te tyre.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!