117 vjet burg ka vendosur gjykata britanike për trafikantët e sasisë më të madhe të kokainës të kapur ndonjëherë në vend. Ndërsa 17 anëtarët e bandës që janë dënuar, janë edhe 2 shqiptarët Taulant Paja dhe Islam Grana, të cilët do të qëndrojnë në burg përkatësisht 6 dhe 7 vjet.
Mediat britanike shkruajnë se një nga detajet që tradhëtoi bandën ishte jeta e luksit që bënin anëtarët e saj.
Kokaina e një cilësie mjaft të lartë, ndërsa do të hidhej në treg do të kapte vlerën e 20 milione stërlinave. /ABc news Albania 24/7