Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sekuestrimi i pasurive vihet në shërbim të qytetarëve/ Koçiu: Kemi sekuestruar dhe konfiskuar 65 milionë euro asete dhe pasuri

schedule12:17 - 20 Shkurt, 2026

schedule 12:17 - 20 Shkurt, 2026

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu në konferencë për media, njoftoi nismën për përdorimin e aseteve kriminale të sekuestruara dhe të konfiskuara në funksion të drejtpërdrejtë të shoqërisë.

Ajo bëri me dije se gjatë vitit të kaluar, si rezultat i punës së përbashkët të Policisë së Shtetit, Prokurorisë së Përgjithshme, Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Byrosë Kombëtare të Hetimit, janë sekuestruar apo konfiskuar asete me vlerë mbi 65 milionë euro, shifra më e lartë e arritur ndonjëherë brenda një viti.

Sipas saj, ky rezultat nuk është rastësi, por fryt i forcimit të kapaciteteve hetimore, reale dhe virtuale, si dhe i rritjes së bashkëpunimit ndërkombëtar, që ka përmirësuar ndjeshëm gjurmueshmërinë e pasurive kriminale.



“Nuk kemi patur një kuadër ligjor, që do na mundësonte një trajtim, qe këto asete të vendosura në mënyrë kriminale të mund të adresohen tek ata qe kanë më shumë nevojë.

Janë  65 milionë euro asete dhe pasuri të sekuestruara dhe konfiskuara. Këto pasuri do të administrohen për nevojat e  komunitetit. Kjo tregon dhe mënyrën se si kemi proceduar dhe me forcimin e kapaciteteve tona.

Vetëm gjatë vitit 2025 janë sekuestruar 726 pasuri, me një vlerë totale mbi 6 miliardë lekë. Prej tyre, 64 pasuri janë konfiskuar dhe kanë kontribuar në mbështetjen e 15 projekteve me impakt social dhe shërbime direkte për komunitetin, si dhe janë vënë në dispozicion të 20 institucioneve publike për realizimin e programeve të tyre. Gjithashtu, është krijuar baza ligjore për transferimin e pronave të konfiskuara në pushtetin vendor për strehimin e personave në nevojë, si dhe për ngritjen e qendrave sociale apo rezidenciale për viktimat e dhunës, krimit dhe trafikimit”, tha ajo.

Koçiu bëri të ditur një nismë të re ligjore që po përgatitet nga Ministria e Punëve të Brendshme për të mundësuar që asetet kriminale të shkojnë edhe në mbështetje të familjeve të efektivëve të Policisë së Shtetit të rënë në krye të detyrës.

“Të tilla projekte nuk do jenë të fundit do sjellim larmishmëri të mënyrës si asetet e krimit përdoren Po këto asete, pasuri kemi vendosur ti vëmë në dispozicion të familjeve që kanë një punonjës policie që kanë humbur jetën në detyrë. Për të mbështetur familjet e policëve të rënë në krye të detyrës”, tha ministrja.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!