Sekuestrimi i dy Call-Centerave në Shqipëri, SPAK në konferencë: Mashtruesit kërcënonin italianët me të dhënat personale

schedule10:43 - 26 Tetor, 2022

schedule 10:43 - 26 Tetor, 2022

SPAK ka dalë në një konferencë të përbashkët me autoritete italiane për të dhënë detaje nga operacioni përbashkët midis dy vendeve për çmontimin e një rrjeti mashtrues shqiptarësh që zhvatën miliona euro nga qytetarët italianë nëpërmjet mashtrimit në bursë me call center.

Prokurori Eneid Nakuçi tha se viktimat ishin kryesisht shtëpiakë, pensionistë që kishin dëshirë të fitonin para me lehtësi, ndërsa theksoi se mashtruesit shqiptare kërcënonin me te dhënat personalë italianë që refuzonin te vazhdonin “lojën” e tyre.

“Kryesisht viktimat ishin shtëpiake, shtëpiakë, pensionistë që kishin dëshirë të fitonin para me lehtësi. Besnikëria e klientit ishte kaq efikase saqë viktima e kishte lejuar mashtruesin të hynte në kompjuterin e tyre. Kur viktimat refuzonin mashtruesit bëheshin agresivë, duke i kërcënuar me të dhënat personale që kishin. Mashtronin nëpërmjet blerjeve në Amazon  dhe investimeve në Bitcoin”, tha Prokurori Eneid Nakuçi.

Lexo edhe: Mashtrim me bursa online, Prokurori italian: Nuk kemi rikuperuar para, është e vështirë përmes bitcoin

Kujtojmë se policia italiane në bashkëpunim me SPAK-un ka shpallur në kërkim pesë persona në Shqipëri, pasi akuzohen se kanë vjedhur miliona euro nëpërmjet mashtrimeve online.

Në kuadër të operacionit të përbashkët me Shqipërinë, autoritetet italiane arrestuan gjithashtu 3 persona.

Masat paraprake dhe kontrollet janë kryer ndaj shtetasve shqiptarë, të gjithë me banim në Tiranë dhe pjesë e një organizate që dyshohet se ka mashtruar qindra shtetas italianë për disa milionë euro, shkruajnë mediet italiane.

/abcnews.al/