Drejtori ekzekutiv i NAREA, Reinaldo Pipiria thotë se bregdeti do të vijojë të ketë më shumë kërkesa nga blerësit.
Në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, u shpreh se për sa kohë ka investime në infrastrukturë, por jo vetë, duhet të ketë rritje të cilësisë dhe të çmimeve.
Sipas ekspertit për pasuritë e paluajtshme, Dritan Ballgjini, në Tiranë ka ende pallate të paregjistruara dhe shtoi se blerësit shqiptarë janë blerës të zgjuar.
Ndërkaq, ekspertja e ekonomisë, Teuta Nunaj deklaroi se është mëse e realizueshme krijimi i një regjistri për pronat.
Pjesë nga diskutimi
Reinaldo Pipiria: Mendoj që rritja e kostove fiskale në sektorin e ndërtimit nuk ka përfunduar. Në gusht të vitit 2023, çmimet e referencës në Tiranë u rritën 70%. Ka një retorikë nga institucionet vendimmarrëse. Në bregdet do të rritet taksa përsa i përket zhvillimit të pasurive të paluajtshme, nga 4 në 8 për qind. Ndërtuesit reflektojnë në çmim. Siguria juridike në Shqipëri është shumë e ulët. Mendoj që të gjitha këto janë reflektuar. Mendoj që bregdeti do të vahdojë të ketë këto presione për rritjen e çmimeve. Për sa kohë po investohet në infrastrukturë, duhet të ketë rritje të cilësisë dhe të çmimeve. Nëse i referohemi Malit të zi, Podgorica është 1673 euro, çmimi mesatar. Në Tiranë, banesat e ndërtuara para 2015, kanë çmim mesatar, 1300 euro për metër katror. Pas 2015, ndërtesat e reja dalin me çmim mesatar 1600 euro për metër katror. Maqedonia e Veriut është më lirë se Shqipëria. Bullgaria është 2330 euro për metër katror, Beogradi 2600 euro për metër katror.
Dritan Ballgjini: Në fakt, është sa e lehtë, aq edhe e vështirë. Në Tiranë ka ende pallate të paregjistruara. Përsa i përket lehtësisë, çdo gjë është e arritshme sa ka vullnet. Tashmë, blerësit shqiptarë janë blerës të zgjuar, me ide. Përveç barrës fiskale, tatimit, planit urbanistik, është shtuar edhe pronari. Pronari i truallit është aktor i rëndësishëm për rritjen e çmimit.
Teuta Nunaj: Ne në Shqipëri, vijojmë të vuajmë nga të dhënat e pasakta. Një regjistër i tillë, ka vështirësi nëse nuk ka vullnet. Zhvillimi i tekonlogjisë ka arritur në nivele të tilla, këto procese bëhen edhe përmes sistemeve digjitale. Nëse do jetë objektiv nga ana e institucioneve publike, janë gjëra të realizueshme. Nëse do ketë dëshirë dhe vullnet, është mëse e realizueshme. Aq më formal do të jetë tregu.