Sekreti që një lidhje afatgjatë të vazhdojë edhe me kalimin e viteve

schedule13:02 - 12 Korrik, 2023

schedule 13:02 - 12 Korrik, 2023

Ankthi më i madh i çifteve dhe veçanërisht femrave, është se priren të mendojnë shumë në një lidhje afatgjatë, duke harruar se me kalimin e viteve magjia, dashuria dhe gjithçka që e mban lidhjen gjallë do të humbasë.

Përkeqësimi në marrëdhënie është diçka që nuk mund të shmanget, por është në dorën tonë ta parandalojmë që të bëhet shkatërruese. Prandaj na duhen disa këshilla të vogla që do ta mbajnë gjallë lidhjen tonë.

Sipas psikologëve të marrëdhënieve, sekreti qëndron në… takimet. Bëni një takim me partnerin tuaj një herë në muaj dhe rindizni romancën ndërsa kujtoni ditët e mira të vjetra.

Vishuni, shkoni në lokalin që jeni takuar ose restorantin tuaj të preferuar dhe kaloni natën së bashku, sikur të mos jeni shokë dhome. Kjo do të mbajë ndezjen e shkëndijës dhe do t’ju freskojë plotësisht, duke lënë divanin për pak kohë.

Mund t’ju duket e parëndësishme, por në planin afatgjatë do të kuptoni se takimet e vogla e shpëtuan lidhjen tuaj.

Meqë i njohim, le t’i bëjmë, pasi marrëdhëniet janë organizma natyralë dhe kanë nevojë për detaje për të qëndruar gjallë dhe përfundimisht për të lulëzuar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!