Sekreti për të aplikuar siç duhet kremin e syve

schedule14:27 - 10 Prill, 2021

schedule 14:27 - 10 Prill, 2021

Vendosja e kremit të syve ndihmon në lagështimin e zonës rreth syve, si dhe në ruajtjen e një toni të njëtrajtshëm të lëkurës, në mënyrë që të dukeni gjithnjë të freskëta dhe të relaksuara.

Fakti është që shumica e njerëzve ose aplikojnë shumë produkt ose aplikojnë kremin në vendet e gabuara në fytyrë. Po, kremi i syve duhet të jetë afër syve tuaj, nuk duhet të kalojë në qepallën e sipërme, as nuk duhet të përdoret vetëm poshtë qerpikëve tuaj.

Për nga sasia nuk duhet ta teproni, pasi kremrat e syve janë mjaft të përqendruar dhe mjafton një pikë e madhësisë së bizeles, e ndarë në gjysmë për të dy sytë tuaj për të arritur rezultatet që dëshironi.

Sidoqoftë, duhet t’i kushtoni shumë vëmendje mënyrës sesi prekni lëkurën e ndjeshme nën sy, duke aplikuar kremin e syve sa më butë që të jetë e mundur. Pra, vendosni pika të vogla nga këndi i brendshëm nën syrin tuaj në një gjysmërreth në vetullën tuaj.

Me lëvizje të butë me gishtin e mesit, shtypni gjysmërrethin që keni formuar për të stimuluar qarkullimin e gjakut, derisa produkti të thithet mirë. Sigurohuni që të mos e tërhiqni ose shtrini lëkurën tuaj ndërsa vendosni kremin.

Në fund, lini 2 minuta që kremi të absorbohet nga lëkura juaj para se të aplikoni ndonjë produkt tjetër të kujdesit ose make up./e.b-abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!