Sekreti me uthull për të pastruar në mënyrë perfekte lavamanin e zverdhur

schedule17:17 - 14 Prill, 2022

schedule 17:17 - 14 Prill, 2022

Lavamani është vendi në banjë që përdorim për të larë dhe pastruar duart dhe fytyrën.

Për këtë arsye duam ta mbajmë sa më të pastër, diçka që jo gjithmonë ia del, pasi sidomos zverdhja largohet me shumë vështirësi. Megjithatë, nëse doni të largoni zverdhjen në lavaman, ndiqni sekretin e mëposhtëm.

Përbërësit

  • Sode buke
  • Uthull
  • Lëkurat e limonit dhe portokallit
  • Vaj
  • Roll kuzhine
  • 1 sfungjer i pastër

Çfarë duhet bërë

Hapi 1

Së pari, hiqni gjithçka në lavamanin tuaj nga mbetjet, te enët. Me detergjentin tuaj për larjen e enëve dhe një sfungjer të pastër, sapunoni dhe shpëlajeni mirë.

Më pas, çdo sipërfaqe “spërkateni” me sodë buke dhe fërkojeni me sfungjer me lëvizje rrethore. Soda e bukës do të funksionojë si dezinfektues, pa shkaktuar dëme në lavamanin e inoksit.

Hapi 2

Me uthull të bollshme, shpëlajeni sodën nga lavamani. Uthulla do të ndihmojë në eliminimin e shenjave dhe njollave në lavamanin tuaj. Fërkojeni butësisht me sfungjer dhe shpëlajeni me ujë të bollshëm.

Hapi 3

Për të hequr qafe aromat e pakëndshme dhe për ta bërë lavamanin tuaj të shkëlqejë sërish, fërkoni butësisht lëvozhgat e një limoni dhe një portokalli kudo.

Hapi 4

Në fund lëmojmë sipërfaqet e lavamanit duke i kaluar me pak vaj në letër kuzhine./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!