Ronela Hajati do të na përfaqësojë në Eurovision 2022 me këngën “Sekret”. Kënga është pritur shumë mirë nga publiku i huaj. Kjo gjë është reflektuar dhe nga reagimet pozitive që ka marrë në eventet që janë organizuar përpara festivalit evropian.
Këngëtarja ka premtuar një performancë që do të mbahet mend gjatë. Së fundmi, këngëtarja ka thyer një rekord. Për herë të parë në historinë e Shqipërisë, “Sekret” renditet në top 10 këngët më të dëgjuara për 3 muaj rresht.
Organizatorët e festivalit kanë publikuar një video me këngët më të dëgjuara, ku Ronela renditet në vendin e pestë.