Sekreti i romanistit, Perotti: Preferoja basketbollin dhe notin, e praktikova 8 vite

schedule18:32 - 20 Dhjetor, 2019

schedule 18:32 - 20 Dhjetor, 2019

Roma renditet në vend të katërt në Serie A dhe sonte e pret një ndeshje e komplikuar jashtë fushe kundër Fiorentinës. Diego Perotti pritet ta nisë si titullar, teksa ka zbuluar një detaj interesant rreth fëmijërisë së tij.

Në një prononcim për sajtin indonezian të Romës, 31-vjeçari argjentinas, i cili ka shënuar 3 gola këtë sezon, tregon se preferonte një tjetër sport, teksa flet edhe për personin kyç të jetës dhe karrierës së tij.

I vogël luaja basketboll dhe merresha me not. Më pëlqente basketbolli dhe e kam ushtruar për tetë vite këtë sport. Futboll nisa të luaja në moshën 4-vjeçare, por fakti që më duhej të stërvitesha çdo ditë ndikoi që ta lija në moshën 10-vjeçare. E gjithë familja më mbështet, por personi më i rëndësishëm në karrierën time është nënë ime“, thekson Diego Perotti. /abcnews.al