Sekreti i Morattit: Synova blerjen e Messit, hoqa dorë kur mësova historinë

schedule16:16 - 6 Shkurt, 2020

schedule 16:16 - 6 Shkurt, 2020

Massimo Moratti drejtoi klubin e Interit si president gjatë viteve 1995-2013 dhe nuk kurseu asgjë për të sjellë kampionë të mëdhenj të zikaltrit. Gjatë një prononcimi për PassioneInter, 74-vjeçari zbulon një prapaskenë merkato.

Ish-presidenti i Interit tentoi të siguronte shërbimet e Leo Messit, por u detyrua të tërhiqej. Ai veprim u vlerësua shumë nga “pleshti” argjentinas, madje edhe sot nuk i mungon mirënjohja për Morattin.

Tentova të blej Messin, por mësova që Barcelona e kishte ndihmuar shumë. Leo kishte disa probleme shëndetësore i vogël dhe katalanasit e kishin ndihmuar. Sapo e mora vesh hoqa dora dhe e lashë të qetë lojtarin. Di që Leo është shumë mirënjohës ndaj meje për sjelljen që bëra“, deklaron Moratti. /abcnews.al