Sekreti i Lampard: S’kam nevojë për qullacë, i lashë lojtarët të grinden në pushim

schedule16:42 - 30 Dhjetor, 2019

schedule 16:42 - 30 Dhjetor, 2019

Chelsea ia doli të përmbyste disavantazhin ndaj Arsenalit dhe ngjyrosi blu derbin e Londrës. Jorginho dhe Abraham shënuan golat në minutat e fundit, i dhuruan tre pikët ekipit dhe rikthyen Chelsea te fitorja në fushën e Arsenalit pas gati 4 vitesh.

Frank Lampard ka treguar një detaj interesant në lidhje me çfarë ndodhi në pushim. “Blutë e Londrës” po humbitnin dhe pjesa e parë ishte zhgënjyese. Trajneri sqaron për The Sun “përplasjen” në dhomat e zhveshjes, diçka që dha efekt dhe solli përmbysjen e madhe.

Në pushim të ndeshjes isha shumë i zemëruar me mënyrën se si po luanim. Sapo hyra në dhomat e zhveshjes u thashë lojtarëve se çfarë po mendoja. Më pas i lashë lojtarët të përballeshin dhe debatonin me njëri-tjetrin.

Të them të vërtetën, u bënë pak agresivë, por më mirë kështu, nuk kam nevojë për 11 lojtarë të qullacë. Ai moment shpërthimi duhet t’i ketë karikuar mirë. Në pjesën e dytë ia dolëm të luanim ndeshjen që donim, duke luftuar dhe reaguar pas humbjes ndaj Southampton“, përfundon Frank Lampard. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!