Të gjithë e duan Erling Haaland. Sulmuesi i talentuar shënon pafund dhe me një lehtësi të habitshme, teksa nuk i ka mbushur akoma 20 vjeç. Bomberi norvegjez ka realizuar 40 gola këtë sezon, me Salzburg dhe Borussia Dortmund. Sekreti i tij është puna e madhe dhe mentaliteti i fortë.
Djaloshi e ka të qartë se çfarë nevojitet për të zhvilluar një karrierë të madhe dhe është në rrugën e duhur për të dominuar e fituar. Stanislav Macek është trajneri i Sllovakisë U18 dhe vitin e kaluar kaloi një javë duke studiuar e vëzhguar metodikën e punës së Jesse Marsch, trajnerit të Salzburg. Aty pati fatin të njihej nga afër me Haaland. Macek u befasua dhe zbulon sekretin e shpërthimit të goleadorit për AS.
“Haaland punon shumë individualisht për t’u përmirësuar. Më ka treguar se bën çdo ditë 1000 muskuj barku dhe 300 pompa. Askush nuk më bën përshtypje më shumë se ai, është i ri, por stërvitet sikur të ishte një njeri i pjekur.
Erling e di saktësisht se çfarë dëshiron, në fushë më kujton shumë Zlatan Ibrahimovic. Kur ishte te Salzburgu, kishte një të dashur në Norvegji. Ajo vinte dhe e takonte në Austri. Bukur, por qëndronte vetëm pak ditë. E dini pse? Prej tij, Erling i tregonte se duhet të përqendrohej te futbolli dhe e përcillte mbrapsht”, zbulon Macek. /abcnews.al