Sekreti i fitores me Interin, Juventusi u motivua nga modelja shqiptare

schedule15:58 - 4 Shkurt, 2021

schedule 15:58 - 4 Shkurt, 2021

Mbesa e ish-presidentit Bujar Nishani, Beniada, njihet si një tifoze e zjarrtë e Juventusit. Modelja tërhoqi vëmendjen e mediave italiane përpara ndeshjes me Interin, pasi publikoj një foto me fanellën e bardhezinjve.

 

25-vjeçari vendosi të karikojë lojtarët juventinë përpara gjysmëfinales dhe mesa duket zgjedhja e saj funksionoi. Të besuarit e Andrea Pirlos fituan me rezultatin 1-2 në “San Siro” dhe tashmë janë me një këmbë në finalen e Kupës së Italisë.

 

Ndeshja e kthimit është mesjavën e ardhshme dhe te Juventusi ndoshta presin një tjetër postim nga bukuroshja fatsjellëse. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!