Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sekretet e pekmezit të manit/ Shahe Blloshmi ruan traditën shekullore me vlera kuruese

schedule20:28 - 27 Shtator, 2025

schedule 20:28 - 27 Shtator, 2025

Pekmezi i manit, i cili përdorej që në lashtësi për efektet e saj kurative, përgatitet mjeshtërisht nga Shahe Blloshmi, nga fshati Bërzeshtë i Librazhdit.

“Unë po bëj gati 10 vjet që bëj pekmezin. Fillon që nga qershori kur piqen manat dhe dorën nuk e bëjmë, sepse është e bajatshme dhe nuk e bëjmë. Unë bëj dorën e dytë dhe të tretë sepse është i ëmbël. I marrim, i shkundim, i shtypim dhe pastaj i kullojmë dhe më pas i ziej.”

Përgatitja e pekmezit ka disa sekrete.

“E mbush kazanin në zjarr dhe më pas marr dhe, që është kastile për pekmez. Është dhe i bardhë, dhe e marr e skuq tek prushi. Në atë moment që fillon kazani të vlojë, i hedh dhenë e kuq, që e skuqa në zjarr. E lë një natë dhe kur ngrihem në mëngjes në orën katër e marr dhe e kulloj edhe një herë, i gjithë dheu ka kaluar në fund. Del si ujë. Pastaj e marr e ziej derisa të trashet. Në fund do e lë në prush, sepse pastaj digjet dhe nuk pihet. Pastaj e vendos nëpër bidona.”

Efektet e saj kuruese janë më së shumti për mëlçinë dhe dhimbjet e fytit, ku rekomandohet një lugë esëll në mëngjes.

“Ajo është për ilaç. Për mëlçinë e kërkojnë.”

Thotë se këtë zanat e ka mësuar dhe trashëguar nga nëna e saj.

“Unë kam qenë e vogël, por e shihja kur e bënte vetë. Nga ajo unë e mbaja mend dhe u hyra kësaj.”

Në përgatitjen e pekmezit është edhe prerja gjatë zierjes, prerja me argjilë të bardhë, e cila është një proces pune më vete dhe tejet sfidues.

“E ziej lëngun, por unë e përziej me argjilë të bardhë që është kastile për pekmezin.”

Në procesin e përgatitjes së pekmezit e ndihmon edhe bashkëshorti.

“Burrin ma quajnë Luan, bashkë me të e bëj. Ai e shkund dhe e shtyp. Ai e ngjesh, unë e bëj.”

Në vetëm një vit, Shahe Blloshmi ka prodhuar mbi 50 kilogramë pekmez, ndërsa thotë se është e kënaqur me porositë që merr./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!