Sekretet e gurëve dhe mineraleve, ekspertja tregon vetitë e shumta që ata kanë tek njeriu

schedule10:19 - 7 Korrik, 2020

schedule 10:19 - 7 Korrik, 2020

Fjorza Mullaji, e cila prej vitesh studion gurët natyralë dhe kristalet ka qenë e ftuar në “Abc-ja e mëngjesit” për të folur për fuqinë që ata kanë tek njeriu. Ekspertja e kristalo-terapisë teksa shpjegoi vetitë që gurët dhe kristalet kanë sipas nevojave tona momentale, tha se ato i sjell nga vende të ndryshme të botës.

Energjia është baza e gjithçkaje, ne jemi të rrethuar nga burime energjetike, ne jemi një burim energjitik dhe këtë e kuptojmë kur ka njerëz që sapo i shohim na japim emocione shumë pozitive dhe i duam pa i njohur. Por ndodh dhe e kundërta, që ndoshta energjia e tyre është bërë negative për shkak të ambientit ku punojnë apo të jetës që kanë. Nuk është se kristalet do të bëjmë një mrekulli që ti nuk e ke brenda vetes.“, tha ajo.

Ajo theksoi se interesi për gurët e çmuar dhe kristalet në Shqipëri është rritur ndjeshëm dhe se njerëzit kanë nisur të informohen mbi efektet që ata kanë.

Kemi shumë mjekë që i njohin problematikat e trupit të tyre dhe kur detyrohen të kalojnë shumë kohë në urgjenca vijnë e marrin “Amethyst”, një kristal antistres, okulistët thonë qetësojnë retinën e syrit, rrit produktivitetin, lufton stresin, ankthin deri në mendime negative.

“Zhaden” rrit vullnetin e motivimit, nëse e përdor sistematikisht realisht do të ndihesh më i motivuar. E marrin dhe nxënës që duan të mësojë por iu mungon motivimi.“, tha ajo.

Shumë njerëz e ngatërrojnë kristalo-terapinë me mistikën, dhe për këtë ajo tha: “E bëjnë mistike dhe jashtë Shqipërisë njerëz të cilët, duan t’i shtojnë intonacione magjike, kristalet janë magjike por jo në atë mënyrë që të presim diçka të papritur apo të kemi frikë.

Kristalet përcjellin energji shumë të mira, shumë rrallë mund të ndihesh shumë keq ose i lodhur nga një kristal dhe kjo ndodh vetëm nëse ke ndodhur kristalin e gabuar.”, theksoi Fjorza.

Sipas saj, më të interesuar janë grupmoshat nga 24 deri në 60 vjeç, përkatësisht ata që janë në marrëdhënie pune, por gjithashtu edhe nga meshkujt ka patur rritje të kerkësave, por gjithashtu edhe personazhe të njohur publikë dhe politikë, që kanë shprehur interes për këto lloje gurësh. /abcnews.al