Liderët francezë, gjermanë dhe italianë ditën e sotme vizituan Ukrainën dhe zhvilluan një takim me presidentin Zelensky.
Por një foto e Zelenskyt me presidentin francez Emmanuel Macron ka bërë xhiron e medieve sociale.
Dy liderët shihen shumë afër me njëri-tjetrin dhe Macron me sa duket po i thotë diçka në vesh Zelesnkyt.
Presidenti ukrainas ka pasur një marrëdhënie të tensionuar me secilin prej tre liderëve në muajt e fundit, duke i akuzuar ata se nuk kanë mbajtur një qëndrim mjaft të ashpër gjatë konfliktit me Rusinë.
Megjithatë, udhëtimi në Kiev u pa si një mundësi për të treguar unitet dhe mbështetje për Ukrainën./abcnews.al/