Sekretariati i fondit të Ballkanit Perëndimor çeli në Tiranë seminarin me grantmarrës

schedule15:54 - 24 Maj, 2019

schedule 15:54 - 24 Maj, 2019

Fondi i Ballkanit Perëndimor një iniciativë ndërqeveritare, e themeluar me qëllim promovimin e vlerave të përbashkëta në rajon organizoi në Tiranë seminarin mes partnerëve grantmarrës. Projektet fituese do të zbatohen në sektorin e kulturës, edukimit e kërkimit shkencor.

Me qëllim rritjen e bashkëpunimit rajonal Sekretariati i Fondit të Ballkanit Perëndimor çeli në Tiranë seminarin mes partnerëve grantmarrës. Pjesëmarrëse ishin 24 organizatat fitues të thirrjes së dytë të cilat shkëmbyen përvojat e përbashkëta.

“Sot ne po fillojmë një miqësi të përbashkët, e cila do të përforcohet dhe konsolidohet në periudhën e ardhshme me 24 organizatat tuaja. Ne mendojmë se këto ngjarje janë një mundësi unike për të gjithë ne që të njohim më mirë njëri tjetrin dhe të bëjmë miq nga e gjithë rajoni”.

Projektet e organizateve fituese nga rajoni do të zbatohen në sektorin e kulturës, edukimit, kërkimit shkencor dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

 “ Jam i bindur se ky sesion do të ketë suksesin e të parit. Ky është shembulli më i mirë sesi shoqëria civile dhe pushteti qendror përfshihen në aktivitete në promovim të vlerave europiane.

“Fondi i Ballkanit Perëndimor ka gjithmonë një rol kyç sa i përket stabilitetit dhe sigurisë në rajon përmes projekteve që orienton.”

Ceremonia e Çmimit të Madh të projekteve fituese të Fondit të Ballkanit Perëndimor do të zhvillohet më 24 maj po në Tiranë.

Gjatë fazës së zbatimi të projektit fituesit do të jenë pjesë e një makinerie më të gjerë rajonale ku përfshihen më shume se 80 partnerë.

Fondi i Ballkanit Perëndimor është një iniciativë ndërqeveritare, e themeluar me qëllim promovimine vlerave të përbashkëta ndërmjet qytetarëve, shoqërisë civile dhe institucioneve në rajon. /ABC news Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!