Sekretari i Përgjithshëm i OSBE, z. Thomas Greminger, i është përgjigjur një kërkese të Aleancës për një takim gjatë vizitës në Tiranë.
Z. Greminger ka sqaruar se agjenda e tij e ngjeshur nuk i lejonte një takim tjetër. Gjithsesi, z. Greminger shprehet se qeveria duhet të ndalë të gjitha hapat e saj për aq kohë sa Shqipëria nuk ka një Gjykatë Kushtetuese funksionale kur kjo çështje mund të gjykohet.
“Ne e mirëpresim këtë qëndrim të z. Greminger dhë jemi tërësisht dakord me të. Krijimi i një sistemit funksional të drejtësisë, së bashku me dy gjykatat e larta në vend, atë Kushtetuese dhe të Lartë, është hapi i parë i domosdoshëm për gjykimin e çështjeve publike. Ashtu siç kemi thënë prej kohësh, pa një shqyrtim normal në Gjykatën Kushtetuese çdo veprim ndaj godinës është i jashtëligjshëm dhe kriminal.
Falënderojmë z. Greminger për komunikimin e tij dhe gjykojmë se institucionet lokale duhet ta dëgjojnë qartë mesazhin e tij pa ekuivokë”, shkruan Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit me ane te nje statusi ne rrjetet sociale./abcnews.al