Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së flet për sulmin: Izraelitët duhet të respektohen dhe të mbrohen

schedule17:48 - 7 Tetor, 2023

schedule 17:48 - 7 Tetor, 2023

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka dënuar sulmin e papritur të Hamasit në Izraelin jugor dhe qendror këtë mëngjes.

“Sekretari i Përgjithshëm është i tmerruar nga raportet se civilët janë sulmuar dhe rrëmbyer nga shtëpitë e tyre”, thuhet në një deklaratë nga zëdhënësi i tij.

Guterres “është thellësisht i shqetësuar për popullsinë civile dhe kërkon përmbajtje maksimale. Civilët duhet të respektohen dhe mbrohen në përputhje me të drejtën ndërkombëtare humanitare në çdo kohë.”

“Sekretari i Përgjithshëm kërkon të gjitha përpjekjet diplomatike për të shmangur një zjarr më të gjerë”, vijon deklarata. Ai thekson se dhuna nuk mund të ofrojë zgjidhje për konfliktin dhe se vetëm përmes negociatave që çojnë në një zgjidhje me dy shtete mund të arrihet paqja./abcnews.al