Sekretari i OKB-së në Moskë, ballë për ballë me Lavrovin: Ndaloje luftën në Ukrainë

schedule12:16 - 26 Prill, 2022

schedule 12:16 - 26 Prill, 2022

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres i kërkoi ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov t’i japë fund luftës që Rusia i ka shpallur Ukrainës që prej 24 shkurtit.

Ne kemi nevojë për një armëpushim “sa më shpejt të jetë e mundur”, i tha sekretari i OKB-së ministrit rus.

Antonio Guterres mbërriti mëngjesin e sotëm në Moskë, për të takuar zyrtarët e lartë të vendit, për të diskutuar për luftën në Ukrainë.

Lexo edhe: BE pritet të miratojë së shpejti paketën e gjashtë të sanksioneve kundër Rusisë

Guterres pritet të takohet me presidentin rus Vladimir Putin . Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov mirëpriti ditën e sotme Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres në Moskë duke thënë se është “përgjigjur me shpejtësi” ndaj nismës së Guterres “për të pasur një takim për një numër çështjesh, duke përfshirë situatën rreth Ukrainës, e cila është bërë katalizator për një sërë problemesh”.

Pas  Moskën Guterres do të vizitojë Kievin, për tu takuar me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!