Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg , ditën e enjte do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Kosovë, ku pritet që të vizitojë KFOR-in.
Mediat vendase bëjnë me dije se në këtë vizitë ai do të takohet me komandantin e KFOR-it, Franco Federicin dhe drejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s, Frank Best.
Sekretari i aleancës veri-atlantike do t’i takojë edhe trupat e KFOR-it që janë Kosovë.
Po ashtu, ai do të ketë takime bilaterale edhe me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe Ministrin për Komunitete dhe Kthim Goran Rakiç./abcnews.al