Sekretari amerikan i Mbrojtjes: SHBA nuk do të tolerojë sulme ndaj trupave të saj në Lindjen e Mesme

schedule07:19 - 7 Gusht, 2024

schedule 07:19 - 7 Gusht, 2024

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin është shprehur i prerë se SHBA nuk do të tolerojë sulme kundër forcave të saj të dislokuara në Lindjen e Mesme.

Sidomos në këtë situatë të tensionuar mes Izraelit dhe Iranit.

“Mos bëni gabim, Shtetet e Bashkuara nuk do të tolerojnë sulme ndaj trupave tona në rajon,” tha zoti Austin.

Ky reagim i tij erdhi një ditë pas një sulmi me raketa në një bazë ajrore në Irak që plagosi shtatë amerikanë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!