Sejko paralajmëron rritje të çmimeve: Ekonomia i rikuperoi pasojat nga tërmeti dhe pandemia

schedule16:35 - 6 Tetor, 2021

schedule 16:35 - 6 Tetor, 2021

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko dha mesazhe pozitive në lidhje me të ardhmen e ekonomsië së vendit në një periudhë afatmesme. Gjatë konferencës së pasdites së sotme, Sejko tha se ekonomia i ka rekuperuar humbjet e pësuara për shkak të tërmetit dhe gjatë pandemisë. Sipas tij, gjatë periudhës prill-qershor 2021, ekonomia e Shqipërisë u zgjerua me 17.9 për qind.

Guvernatori tha se kontributin më të madh në rritjen ekonomike e kanë dhënë sektori i ndërtimit si edhe industria, gjë që është pasqyruar edhe në treguesit e papunësisë, të cilët janë ulur gjatë kësaj periudhe duke zbritur në 11.6 për qind.

“Patëm 17.9% rritje ekonomike në 3 mujorin e dytë. Janë rikuperuar tërësisht humbje te tërmetit dhe pandemisë.  Rritja pasqyroi zgjetrim të aktivitetit ndërtues industrial. Rritja e aktivitetit ekonomik ka filluar të pasqyrohet në aktivitetin e punës.  Prespektiva ekonomike mbetet pozitive. Rritja ekonomike do të vijë në vazhdim. Rritja ekonomike përkon edhe me parashikimin e BSH. Rritje ekonomike në 2 muajt në vijim në 7-8%. Këtë vit do kemi rritje të mirë ekonomike pavarësisht krizës energjetike që është paralajmëruar. Më pas do kemi rritje më të ulët”, tha Sejko

Inflacioni në muajt gusht dhe korrik është rritur dhe rrezikon të rritet edhe në vijim varësisht çmimeve që do të jenë në tregje botërore. Sejko nënvizoi se edhe presionet inflacioniste të gjeneruara nga ekonomia e brendshme paraqiten rritje.

Ndonëse rritja ekonomike rezultoi më e shpejtë dhe niveli i nflacionit më I lartë se parashikimit. Inflacioni në gusht dhe korrik ka ardhur në rritje karahasuar me 6 muajt e fundit. Çmimet e lëndëve të para të ushqimeve dhe produkteve kanë njohur në rrtje të shpejtë gjatë muajve të fundit. Projeksionet aktuale flasin për një normalizim të situatës gjatë vitit të ardhshëm. Ecuria e çmimeve të produkteve energjetike vijon të mbetet në veëmendje të bankave në të gjithë botën. Presionet inflacioniste të gjeneruara nga ekonomia e brendshme paraqiten rritje. Kjo rritje vjen edhe nga rritja e pagave dhe punësimeve. Ecuria e inflacionit rrezikohet nga ecuria e çmimeve në tregjet botërore. Rreziqet janë rivendosja e kufizimeve, rimëkëmbje më e ngadaltë e investimeve dhe konsumit si edhe një shtrëngim më I shpejtë I kushteve monetare.  Rritje më e shpejtë dhe më e qëndrueshme në kohë në tregjet botërore. Skenari i fundit po merr rritje të çmimit të naftës dhe gazit në tregje botërore”, tha Sejko.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë bëri një panoramë të situatës ekonomike në vend, teksa theksoi se Këshilli Mbikëqyrës vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit, por nëse rritja e çmimeve e paralajmëruar do të jetë më e fortë, Këshilli Mbikëqyrës do të rishikojë politikën monetare. Ai shtoi se nëse do të kemi një rritje të inflacionit mbi parashikimet atëherë do të reagohet me rritje të normës së interesit.

Këshilli Mbikëqyrës i BSH vlerësoi se qëndrimi aktual i politikës monetare mbetet i përshtatshëm. Rrjedhimisht Këshilli Mbikëqyrës vendosi të  lërë  të  pandryshuar normë n bazë  të  interesit në  nivelin 0, 5 për qind, gjithashtu të  lërë  të  pandryshuara normat e interesit te kredive një ditore, në  nivelet e 0,1 dhe 0,9 për qind. Rritja e çmimeve vjen si pasojë e inflacionit të importuar nga tregjet ndërkombëtare. Nuk e kemi ndryshuar normën e interest dhe të interesit të kredive 1 ditore. Është rritur nafta, gazi dhe energjia veçanërisht në Eurozonë. Gjithësesi në tregun e brendshëm, me përjashtim të rritjes së çmimit të naftës dhe bukës nuk kemi parë rritje të çmimeve. Pritshmëria është për tremujorin e fundit të këtij viti dhe tremujorin e parë të vitit të ardhshëm. Në dimër nevoja për energji dhe gaz do jetë më e lartë. Gjithësesi është për tu parë si do reagojnë tregjet. BSH do monitorojë situatën dhe do të shohë si do të reflektohet kjo në inflacion. Nëse inflacioni bazë, pra i brendshëm do rritet më shpejt se parashikimet, ne do reagojmë. Do kalojmë në politikën monetare shtrënguese, pra me rritje të normës së interesit”, vlerësoi guvernatori i Bankës së Shqipërisë. /Be.K/ abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!