Sejdini: Mund t’ia dalim/ Ish-zv. trajneri i Kombëtares komenton Anglinë

schedule12:49 - 21 Mars, 2025

schedule 12:49 - 21 Mars, 2025

Nuk është e lehtë të thuash se do t’ia dalim. Anglia mbetet rival i tmerrshëm sidomos në fushën e saj, por kombëtarja shqiptare I ka mundësitë e veta, sado të pakta.

Këtë e pohon ish-zv. Trajneri i kombëtares, Farruk Sejdini, në intervistën për ABC News. Ish-tekniku i Dinamos ka një këshillë për lojtarët kuqezinj.

“Ti nuk mund ta përballosh këtë lloj ekipi të cedosh që të ecësh me 70% me 60% sepse janë ekipe që të ndëshkojnë. Ka të fitosh, të barazosh, por edhe të humbësh, por humbja ka shifra mbrapa. Ka të humbësh 1-0, që për mua është e pranueshme. Ka të  humbësh edhe 4 edhe 5,që ta kesh më pas edhe një moral edhe për ndeshjen tjetër që do kesh me Andorën. Ajo me Andorën do të jetë goditje e cila të kërkon shumë mundim që të rimëkëmbesh”

Për ta bërë optimizmin e tij të natyrshëm, Sejdini merr një shembull nga e kaluara.

“Historia ka treguar edhe një ekip I vogël mund të fitojë edhe të eleminojë një ekip të madh. Problemi është që tit ë marrësh maksimumin e mundësive që ke. Edhe ne kemi eleminuar një herë Gjermaninë Perëndimore nga Europiani mes Tiranës. Kur diferencat ishin akoma nata me ditën, ne ishim akoma me këpucë me gozhda, po ja që e skualifikuam.”

Kombëtarja nuk shkon në Londër me forca të plota, ka mungesa.

“Më vjen mirë që u kthye edhe Broja, po do të ketë vështirësitë e veta se u bë një kohë e gjatë që nuk luan. Është forcë te ekipi, edhe që luan në Angli, pra është pozitive ato mungesat janë të rëndësishme, në krahun e majtë them do jetë pak e vështirë”./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!